Rritje Rroge?
Negociatat për pagat…
Ja disa këshilla që duhet të dini!
Negociatat për pagat janë shumë komplekse dhe të vështira për tu bërë.
Një sondazh nga Salary.com zbuloi se vetëm 37% e njerëzve arrijnë të negociojnë pagat – ndërsa 18% nuk e bëjnë kurrë.
Arsyeja për të mos kërkuar më shumë? Frika.
Dhe kuptohet: Negocimi i pagave mund të jetë i frikshëm. Burrat në këtë pikë janë më të guximshëm se sa gratë.
Këshilla për negocimin e pagave
1. Njihni vlerën tuaj
Është thelbësore të dini vlerën tuaj të tregut, duke e krahasuar edhe me zonën gjeografike dhe industrinë në të cilën punoni. Kërkoni në internet ose duke pyetur të tjerët në të njëjtën fushë. Mund të shkoni edhe për intervistë pune në pozicione të ngjashme.
2. Organizoni mendimet tuaja
3. Jepni numra të saktë
Sipas studiuesve, ju duhet të kërkoni një numër specifik – p.sh 64,750 $ në vend të 65,000 $. Rezulton se kështu ata kanë më shumë gjasa ta marrin ofertën.
4. Përgatituni që edhe mund të largoheni
Kur kërkoni më shumë, përgatituni gjithashtu edhe për tu larguar. Të largohesh nga një ofertë nuk do të jetë kurrë e lehtë, por është e rëndësishme të dish të thuash “jo”.
5. Sigurohuni që jetë momenti I duhur
Para se të kërkoni një rritje page, duhet t’i bëni vetes disa pyetje. Keni një vit në punën tuaj? A keni marrë përgjegjësi të reja që kur jeni punësuar? A i keni tejkaluar pritshmëritë (në vend që thjesht t’i përmbushni ato)? Përgjigja për të gjitha këto duhet të jetë “po”.
Fillimi i Bisedës
Për të kërkuar një rritje page duhet të keni një pamje krenarie dhe të jeni me këmbë në tokë. Sigurohuni të jeni plot me besim në vetvete dhe pa stres.
Pini kafe
Një studim nga Gazeta Evropiane e Psikologjisë zbuloi se kafeina i bën njerëzit më rezistent– që do të thotë se do ta keni më të lehtë të mbani pozicionin tuaj gjatë negociatave.
Ecni me besim
“Mënyra se si hyni në dhomë mund të diktojë vijimin e bisedës,” thotë James Clear. Mbani kokën lart dhe buzëqeshni kur hyni. Të nisësh gjërat me një atmosferë pozitive është shumë e rëndësishme, sado e vogël të jetë.”
Filloni me pyetje
Kur e filloni bisedën me pyetje, keni më shumë shance të merrni një zgjidhje. Mund ta nisni psh. “Cilat janë prioritetet tuaja më të mëdha tani?” “Si mundet të ndihmojnë neve në këtë gjë? »
Trego çfarë mund të bësh
Përpara se të filloni të flisni me numra, flisni për atë që keni bërë dhe – më e rëndësishmja – çfarë mund të bëni. Mund edhe ti printoni një projekt, i cili të jetë bindës. Kur negocioni pagën mos flisni për të shkuarën. Mundohuni të fokusoheni se çfarë ju do të mund të kontribuoni më shumë ose më mirë.
Qëndroni pozitiv, jo shtytës
Negocimi mund të jetë i frikshëm, por ju duhet ta mbani gjithmonë bisedën në një notë pozitive, rekomandon Forbes. “[Filloni] bisedën me diçka të tillë: ‘Më pëlqen vërtet të punoj këtu dhe i shoh projektet e mia shumë sfiduese. Vitin e fundit, kam ndjerë se fusha e punës sime është zgjeruar mjaft. Besoj se rolet dhe përgjegjësitë e mia dhe kontributet e mia janë rritur. Do të doja të diskutoja me ju mundësitë e rishikimit të kompensimit tim.”
Paraqitni numrin tuaj
Ju duhet të jeni gjithmonë personi i parë që përmend një numër në mënyrë që ju, jo homologu juaj, të kontrolloni spirancën.
Përshtati: Orjeta Buneci/Forbes
