Pa punë në Gjermani?
Ja çfarë të bëjmë
Nëse ndodheni të papunë në Gjermani, në ndihmë ju vjen “Agentur für Arbeit”, ose e njohur si “qendra e punës”. Ndoshta e keni dëgjuar programin “Bildungsgutschein”—ose trajnimet e punës.
Çfarë është saktësisht “Bildungsgutschein”.
“Bildungsgutschein”— ju lejon të bëni trajnim falas të certifikuar nga institucionet e edukimit gjerman. Përveç se mësoni një profesion të ri, mund të gjeni edhe punë të mirë paguar dhe të nisni një karrierë të re. Sapo të përfundoni trajnimin, qendra e punës do të mbulojë të gjitha kostot e kursit tuaj – të cilat nuk do ti paguani kur të futeni në punë. Çdo gjë është falas. Theksojmë se ndërkohë që studioni në një program Bildungsgutschein, mund të regjistroheni edhe për të përfituar të ardhurat e papunësisë.
Kush mund të aplikojë për Bildungsgutschein?
Mund të aplikojnë të gjithë ata që:
• Janë aktualisht të papunë dhe kanë vështirësi për të gjetur një punë.
• Jeni i papunë dhe dëshironi të rifuteni në tregun e punës.
• Kërkoni një kualifikim për të nisur një karrierë të re.
• Duhet të jeni rezident në Gjermani dhe të keni plotësuar regjistrimin (Anmeldung in German).
Si mund të aplikoni?
Lini një takim në zonën tuaj me «Agentur für Arbeit”. Kërkoni në Google p.sh. ““Agentur für Arbeit Berlin” ose “Agentur für Arbeit near me”. Sapo të lini takimin, do të lidheni me një këshillues. Ai do t’ju orientojë më tej në gjithë procesin e regjistrimit. Këshilluesi do t’ju pyesë: pse ju po aplikoni dhe çfarë ideje keni për karrierën tuaj, kështu që është mirë të përgatisni diçka. E mira është te keni një kurs në mendje dhe t’ja prezantoni atij arsyet pse e keni zgjedhur atë kurs. Gjithashtu në takim duhet të çoni një CV, ID tuaj, si dhe kopjen e regjistrimit në Gjermani (Anmeldebescheinigung) . Këshilluesi mund të mos flasë gjermanisht. Kështu që, nëse nuk jeni në gjendje të komunikoni lehtë, merrni dikë me vete t’ju përkthejë.
Cilat kurse mund të zgjidhni?
Kursnet është një databazë me rreth 400,000 kurse. Zgjidhni një kurs t’ja paraqisni këshilluesit në takim (numrin e kursit).
Mesoni gjermanisht ne ELC. Rreth 50 grupe të reja çdo muaj.
