Doni të fitoni 263,000$ në vit?

0 Comments

Dëshironi të fitoni para?
Rezulton se mund të fitosh shuma marramëndëse vetëm duke mësuar rrjedhshëm një gjuhë të dytë. Sipas një hulumtimi të Preply, që të fitoni sa më shumë ju duhet të mësoni portugalisht dhe të transferoheni në
Nju Jork, ku kompanitë ofrojnë pagat më të larta për ata që flasin portugalisht.
Paga mesatare për një folës portugez në NYC është 263,781 $ në vit.
Në vendin e dytë, folësit japonezë fitojnë mesatarisht 97,452 $.
Në vendin e tretë, folësit gjermanë fitojnë 89,996 $.
Mësimi i një gjuhe shpërblehet edhe në qytete të tjera të mëdha.
Në Çikago, ata që flasin gjermanisht marrin pagën mesatare më të mirë me 144,880 $.
Frëngjishtja renditet e dyta me 115,737 dollarë, dhe italishtja e treta me 84,097 $.
Boston
Folësit gjermanë marrin pagën më të mirë në Boston me një mesatare 129,300 $ në vit.
Spanjishtja zë vendin e dytë me 98,090 $ dhe
Mandarin në vendin e tretë me 57,787 $.
Në San Francisko,
gjermanishtfolësit paguhen më së miri me një pagë mesatare prej 124,897 $, të ndjekur nga
spanjollët me 60,056 $.
Hulumtimi mori për bazë gjithashtu pagat në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe zbuloi se gjermanishtja është gjuha e huaj më e paguar me një pagë mesatare prej 69,898 $ në vit.
“Gjermanishtja ka kaluar frëngjishten si një nga gjuhët më të kërkuara dhe nuk është për t’u habitur që gjermanishtja është në krye të listave tona, jo vetëm në Amerikë, por edhe në Angli dhe Evropë,” thotë Daniele Saccardi, menaxher i fushatës.
Edhe spanjishtja është gjuha më e kërkuar për t’u rekrutuar në SHBA, megjithëse jo ndër më të paguarat. Nga hulumtimi në më shumë se 750,000 pozicione dygjuhëshe të disponueshme në Amerikë, 152,965 ishin në kërkim të punonjësve që flisnin spanjisht.
Mësoni në ELC një gjuhë të dytë dhe ndryshoni karrierën tuaj. Me një eksperiencë disa vjeçare në ELC, do të gjeni kurse për gjuhët: Anglisht, Gjermanisht, Spanjisht, Frëngjisht, Italisht, Greqisht etj, me çmime konkurruese dhe mësues profesionistë.
Regjistrohu tani
00355 672001420

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *