Disavantazhet e jetesës në Gjermani
Të gjesh shtëpi me qera në Gjermani është sfidë
Marrja me qira e një apartamenti është sfidë edhe për vet gjermanët, pa lere pastaj për të huajt, veçanërisht ata që janë shpërngulur së fundmi në Gjermani. Madje njerëzit thonë se të gjesh një apartament është edhe më e vështirë se të gjesh një punë.
Në përgjithësi, rekomandohet të merrni me qira një banesë nga AirBnB sidomos për tre muajt e parë. Gjatë këtyre muajve duhet të vijoni kërkimet për një apartament të përshtatshëm në internet, duke aplikuar dhe shkruar e-mail, si dhe duke vizituar pronat.
Për më tepër, ju gjithashtu duhet të përgatitni një grup dokumentesh, të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu siguruar. Gjermanët vëshitrë t’jua lëshojnë pronën me qera nëse nuk keni histori në Gjermani. Gjetja e një apartamenti mund të zgjasë disa muaj, kështu që planifikoni kohën tuaj për të kërkuar shtëpi. Marrja e një apartamenti vështirësohet nëse nuk dini gjermanisht.
Shtëpitë me qera i gjen “me katër mure“
Shtëpitë që jepen me qera nuk janë kurrë të mobiluara. Shumica jepen edhe pa mobiljet e kuzhinës, pa sobë, frigorifer, pa abazhurë, madje edhe pa lavamanë. Kështu që kur merrni shtëpi me qera përgatituni të gjeni katër muret.
Mbyllja e dyqaneve dhe e lokaleve shumë herët
Shqiptarët, të cilët janë mësuar me komoditetin e blerjeve, ngrënies dhe pirjes jashtë shtëpisë në shtatë ditë të javës, mund të pësojnë një “shock” në Gjermani. E diela mbetet një ditë e veçantë dhe shumë pak lokale e dyqane mund të gjesh hapur. Gjatë ditëve të javës, shumica e dyqaneve mbyllen në orën 20:00 dhe të shtunave në orën 17 :00.
Te jesh vonë
Gjermanët janë të përpiktë dhe në të njëjtën kohë presin që edhe të tjerët të jenë të përpiktë. Humbja e kohës së njerëzve në përgjithësi konsiderohet e papranueshme. Nëse keni një takim, sigurohuni që të mbërrini disa minuta më herët dhe të lini kohë shtesë për trafikun.
Mosrespektimi i orëve të qetësisë
Në Gjermani, orët e qetësisë rregullohen me ligj që do të thotë: jo muzikë me zë të lartë, shpime në mur, lavatrice ose pastrim me korrent të dielave. Ose midis orës 13:00 dhe 15:00.
