Përshkrimi i kursit:
Niveli C1 i gjuhës greke është i përshtatur për studentët që zotërojnë një nivel të lartë të gjuhës dhe synojnë të komunikojnë rrjedhshëm, natyrshëm dhe në mënyrë efektive në çdo situatë. Ky kurs përgatit studentët për përdorim të avancuar të gjuhës në kontekste akademike, profesionale dhe shoqërore, si dhe për përgatitje të provimeve zyrtare të njohjes së gjuhës greke në nivelin C1.
Çfarë do të mësoni:
- Përdorim të saktë të strukturave të avancuara gramatikore
- Zgjerim të fjalorit për tema të thelluara sociale, shkencore dhe kulturore
- Lexim dhe analizë e teksteve të ndërlikuara (artikuj, ese, literaturë)
- Të shkruarit e eseve të strukturuara dhe dokumenteve profesionale
- Të folurit rrjedhshëm dhe bindës në prezantime, diskutime dhe debate
- Dëgjim dhe kuptim i mesazheve komplekse të folura në greqisht standarde
Pas përfundimit të kursit, studenti do të jetë në gjendje të:
- Kuptojë pothuajse gjithçka që dëgjon apo lexon në gjuhën greke
- Shprehet rrjedhshëm dhe natyrshëm pa kërkuar fjalët
- Përdorë gjuhën me fleksibilitet dhe efikasitet në çdo situatë
- Krijojë tekste të qarta, të strukturuara dhe të detajuara për tema të ndërlikuara
- Përgatitet për certifikimin zyrtar të gjuhës greke në nivelin C1
Forma e kursit: Online ose në klasë
Kohëzgjatja: 10-12 javë (në varësi të intensitetit)
Çertifikim: Jepet certifikatë përfundimi + mundësi për t’u përgatitur për provimet zyrtare të shtetit grek
