Ky kurs është i dizajnuar për të mësuar përdorimin profesional të programit Adobe Premiere Pro, një nga softuerët më të përdorur në botën e editimit video. Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të mësojnë të krijojnë, modifikojnë dhe përpunojnë video me cilësi të lartë për projekte të ndryshme, nga video promocionale, dokumentarë, deri te përmbajtjet për rrjetet sociale.
Çfarë përfshihet në kurs:
- Prezantimi me ndërfaqen dhe funksionet kryesore të Adobe Premiere Pro
- Importimi dhe organizimi i materialeve video dhe audio
- Montazhi bazë dhe i avancuar i videove (përfshirë prerjet, kalimet, efektet)
- Punimi me timeline, layers dhe tracks
- Shtimi i titrave dhe teksteve
- Balancimi i ngjyrave dhe korrigjimi i tyre
- Shtimi i efekteve audio dhe video
- Eksportimi i projektit në formate të ndryshme
- Teknikat për përgatitjen e videove për platformat online dhe televizive
Për kë është ky kurs?
- Për fillestarë që duan të mësojnë editimin video
- Për përdorues që kanë njohuri të kufizuara dhe duan të avancojnë
- Për profesionistë marketingu, gazetari, krijues përmbajtjesh, dhe artistë vizualë që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në editimin video
Si zhvillohet:
- Mësimdhënie praktike me detyra konkrete
- Mbështetje dhe udhëzime nga instruktorë me eksperiencë
- Mësime në klasë ose online (nëse ofrohet)
- Akses në materiale mësimore dhe ushtrime praktike
Certifikimi:
Pas përfundimit të kursit, pjesëmarrësit marrin certifikatën zyrtare të ELC, që dëshmon njohuritë dhe aftësitë e fituara në Adobe Premiere Pro.
