Përshkrimi i Kursit
Ky kurs i Adobe Illustrator në ELC Albania është krijuar për të gjithë ata që duan të mësojnë dizajn grafik vektorial — nga fillestarët deri te përdoruesit me përvojë të mesme. Adobe Illustrator është standardi profesional për krijimin e logove, ilustrimeve, ikonave, dhe dizajneve të tjera që përdoren në web, print dhe media digjitale.
Çfarë do të mësoni:
- Njohje me ndërfaqen e Adobe Illustrator
- Krijimi dhe manipulimi i formave vektoriale
- Përdorimi i pen tool dhe brushave
- Krijimi i logove dhe ikonave profesionale
- Shtresat, artboard-et dhe organizimi i projekteve
- Eksportimi i grafikave për web dhe print
- Përdorimi i paletave të ngjyrave dhe gradienteve
Për kë është ky kurs?
- Fillestarë që nuk kanë përdorur më parë Illustrator
- Studentë të grafikës, dizajnit ose marketingut
- Sipërmarrës që duan të krijojnë vetë materialet vizuale
- Artistë digjitalë që duan të kalojnë nga vizatimi në grafikë vektoriale
Formati i Kursit
- ⏰ Kohëzgjatja: 1 muaj (2 herë në javë, nga 90 minuta)
- 📍 Mësohet: Në klasë dhe/ose Online (nëpërmjet Zoom)
- 🧑🏫 Trajner profesionist me përvojë në dizajn grafik
