Intervistë pune në anglisht
Intervistat e punës janë zakonisht stresuese, sidomos në gjuhë të huaja. .
Ka tre aspekte kryesore për përgatitjen për një intervistë pune në anglisht.
1. Së pari, është përgatitja standarde që duhet të bëni për një intervistë në çdo lloj gjuhe. Duhet si fillim të lexoni për kompaninë dhe të mendoni se si do të prezantoni veten, arsimimin tuaj dhe përvojën tuaj të punës.
2. Aspekti i dytë është të përgatisni disa pyetje standarde në anglisht. Këtu janë disa nga pyetjet më të zakonshme të intervistës së punës në anglisht:
- How would you describe yourself?
- What are your strengths?
- What are your weaknesses?
- Why did you leave your last job?
- What do you do in your current role?
- Why would you like to work here?
- When could you start?
- Why kind of salary are you expecting?
- Do you have any questions for me?
Kini parasysh se duhet të përdorni saktë kohën e foljes, të keni një fjalor të saktë dhe të flisni sa më qartë.
Përpiquni të zbuloni se çfarë kombësie është intervistuesi juaj dhe referojuni artikujve nga ai vend. Sa më shumë të jeni në gjendje të përmbushni pritshmëritë kulturore të intervistuesit tuaj, aq më rehat do të ndihet ai me ju dhe aq më shumë gjasa do t’ju ofrojë punën.
TEST FALAS
Ju gjithashtu duhet të shikoni nëse do t’ju kërkohet të bëni një test anglisht gjatë intervistës.
Përgatituni për këtë duke marrë EF SET Certificate, i cili është një test i standardizuar i anglishtes falas, të cilin mund ta paraqisni gjatë intervistës. Si bonus: kur plotësoni EF SET English Certificate, ju do të merrni linkun e Certifikatës, të cilën mund ta shtoni lehtë në profilin tuaj në LinkedIn ose CV-në tuaj për të vërtetuar profesionalisht nivelin tuaj të anglishtes.
3. Aspekti i tretë i përgatitjes për një intervistë është praktika. Për shkak se anglishtja nuk është gjuha juaj amtare, duhet të praktikoni t’u përgjigjeni me zë të lartë pyetjeve të zakonshme të intervistës në anglisht.
Në qendrën tonë mund të bëni seanca individuale para se të shkoni në një intervistë pune. Mesues me eksperiencë do t’ju udhëzojnë të dilni sa më mirë.
Regjistrohuni
00355 672001420
