Spanjisht Niveli A2

🔹 Përshkrimi i Kursit

Niveli A2 është niveli i dytë fillestar në mësimin e gjuhës spanjolle dhe u drejtohet atyre që kanë përvetësuar bazat e nivelit A1. Kursi synon të zgjerojë fjalorin dhe strukturat gramatikore, duke i aftësuar kursantët të kuptojnë dhe komunikojnë në situata të përditshme pak më të ndërlikuara, si dhe të shprehin mendime më të qarta për veten dhe rrethin e tyre.


🎯 Objektivat e Kursit

✔ Të kuptosh fjali dhe shprehje që lidhen me tema të njohura (p.sh. familja, puna, zakonet ditore)
✔ Të përshkruash në mënyrë të thjeshtë përvoja të kaluara, ambientet përreth dhe nevojat personale
✔ Të ndërveprosh në situata të thjeshta të përditshme – në dyqan, restorant, udhëtim apo shkollë
✔ Të shkruash tekste të shkurtra, si letra, njoftime apo mesazhe të përditshme


📚 Çfarë përfshin kursi:

  • Zgjerim i fjalorit: ushqimi, udhëtimet, ndjenjat, pasionet, shëndeti, jeta e përditshme
  • Gramatikë më e avancuar për nivelin A2: kohët e së kaluarës, lidhëzat, nyjet përkatëse, përforcim i foljeve rregullta dhe të parregullta
  • Dialogë të zgjeruar dhe situata të përditshme (p.sh. prenotime, kërkesa për ndihmë, biseda me të njohur)
  • Dëgjime me fjalor të natyrshëm dhe strukturë më të pasur
  • Ushtrime me shkrim për të rritur saktësinë dhe rrjedhshmërinë

🕒 Kohëzgjatja

⏳ Kohëzgjatje: 12 javë
📆 Seanca: 2 ose 3 herë në javë
🕘 Kohëzgjatja e çdo seance: 90 minuta


👩‍🏫 Mësues me përvojë

Kursi ofrohet nga mësues të specializuar në mësimdhënien e gjuhës spanjolle për të huaj, duke përdorur metoda moderne, interaktive dhe të orientuara drejt komunikimit praktik.


📍 Ku zhvillohet?

✅ Në ambientet e ELC
✅ Ose online në kohë reale, me materiale digjitale dhe mjetet më bashkëkohore të mësimdhënies


📜 Pas përfundimit:

  • Pajiseni me certifikatë niveli A2 nga ELC
  • Jeni të përgatitur për të përballuar biseda të zakonshme dhe provime zyrtare DELE A2
  • Mundësi për të vazhduar me nivelin B1
  • Aftësi për të ndërvepruar në situata reale me një rrjedhshmëri të kënaqshme

📞 Regjistrimet janë të hapura!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *